• /
  • Termat dhe kushtet

Mirësevini në faqen web ( www.300oferta.com ) të 300 Oferta.al . Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen web të 300 oferta.com ose shërbimet tona, ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni rënë dakort me këto Kushte Shërbimi. Ju bini dakort që në këto Kushte Shërbimi të përfshihet edhe Politika e Privatësisë së 300 oferta.com të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Disa pjesë të faqes web nuk janë të disponueshme për ju nësë nuk regjistroheni. Nëse ju nuk bini dakort me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona në asnjë mënyrë.

300 Oferta.com eshte pjese e grupi ‘RS Collection’, e regjistruar gjithashtu ne drejtorine e patentave dhe markave. Cdo foto, produkt, sherbim, aset I promovuar ne rrjetet zyrtare, jane te mbrojtura me te drejtat e autorit, ne rast abuzimi, vjedhje, shkelje, cenim I imazhit procedohen sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi. Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Ne rast se keni kontestime, ju lutem na dergoni nje email ne [email protected]

Blerjet online

Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Cdo produkt vjen me cmim te paraqitur ne asetet zyrtare te pajisur me kupon tatimor, me te drejte hapjeje produkti para se te blihet.

Ne rast demtimi nga ana jone ose problematikes se krijuar, rasti verifikohet dhe klienti mer pergjigje per rastin Brenda 7 diteve pune.

Duke vizituar faqen www.300oferta.com, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë një nga dyqanet e 300 oferta për t’u njohur nga afër me produktin përkatës.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

300 oferta nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

300 oferta nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, 300 oferta merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të 300 oferta janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, 300 oferta do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
  2. Pagesë në llogarinë bankare.
  3. Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
    Në rast se 300 oferta.com gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim I shkaqeve të pavarura nga 300 oferta, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.

Çmimet e treguara në 300 oferta janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe 300 oferta është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, 300 oferta duhet tё njoftohet menjёherё.

Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email: [email protected]