fbpx
  • Kreu
  • /
  • Termat dhe kushtet

Mirësevini në faqen web ( www.300oferta.com ) të 300 Oferta.al . Këto Kushte Shërbimi përcaktojnë shërbimet që ne ofrojmë dhe përdorimin e faqes web. Duke përdorur faqen web të 300 oferta.com ose shërbimet tona, ju nënkuptoni që keni lexuar, kuptuar dhe keni rënë dakort me këto Kushte Shërbimi. Ju bini dakort që në këto Kushte Shërbimi të përfshihet edhe Politika e Privatësisë së 300 oferta.com të cilën mund ta gjeni në faqen tonë. Disa pjesë të faqes web nuk janë të disponueshme për ju nësë nuk regjistroheni. Nëse ju nuk bini dakort me Kushtet e Shërbimit dhe me Politiken e Privatësisë, nuk mund të përdoni faqen web ose shërbimet tona në asnjë mënyrë.

‘300’ dhe ‘300 Oferta’ eshte pjese e grupi ‘RS’, e regjistruar gjithashtu ne drejtorine e patentave dhe markave. Cdo foto, produkt, sherbim, aset I promovuar ne rrjetet zyrtare, jane te mbrojtura me te drejtat e autorit, ne rast abuzimi, vjedhje, shkelje, cenim I imazhit procedohen sipas rregullave dhe ligjeve ne fuqi. Të gjitha dizenjot, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për kompaninë tonë dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm për tu përdorur si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Ne rast se keni kontestime, ju lutem na dergoni nje email ne [email protected]

Blerjet online

Për të kryer blerje online, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Cdo produkt vjen me cmim te paraqitur ne asetet zyrtare te pajisur me kupon tatimor, me te drejte hapjeje te pakos produkti para se te blihet.

Cdo demtim nga ana e klientit me ose jo dashje, duhet te rimbursohet nga pala pergjegjese. Marka 300, nuk eshte pergjegjese aspak per cdo demtim te ndodhur nga palet e tjera.

Ne rast demtimi nga ana jone ose problematikes se krijuar, rasti verifikohet dhe klienti mer pergjigje per rastin brenda 7 diteve pune.

Posta, korrieri jane palet partnere te cilat nuk perfaqesojne biznesin apo dyqanin ne fjale.

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

  1. “Autoritet publik”:
    a) është çdo organ administrativ i parashikuar në legjislacionin në fuqi për procedurat
    administrative, organet ligjvënëse, gjyqësore dhe ato të prokurorisë së çdo niveli, organet e
    njësive të qeverisjes vendore të çdo niveli, organet shtetërore dhe entet publike, të krijuara me
    Kushtetutë ose me ligj;
    b) janë shoqëritë tregtare ku:
    i) shteti zotëron shumicën e aksioneve;
    ii) ushtrohen funksione publike, sipas parashikimit të shkronjës “c” të kësaj pike;
    c) çdo person fizik ose juridik, të cilit i është dhënë me ligj, akt nënligjor ose çdo lloj forme
    tjetër, të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, e drejta e ushtrimit të funksioneve publike.
  2. “Informacion publik” është çdo e dhënë e regjistruar në çfarëdo lloj forme dhe formati,
    gjatë ushtrimit të funksionit publik, pavarësisht nëse është përpiluar ose jo nga autoriteti publik.
  3. “Person” është çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, si dhe personat pa shtetësi.
  4. “Të dhëna personale” ka të njëjtin kuptim me atë të dhënë në ligjin për mbrojtjen e të
    dhënave personale, të ndryshuar.
  5. “Programe transparence” është tërësia e informacionit dhe mënyrat e bërjes publike të tij
    nga autoriteti publik, sipas përcaktimeve të neneve 4 dhe 7 të këtij ligji.
  6. “Koordinator për të drejtën e informimit” është nëpunësi civil i përcaktuar në nenin 10 të
    këtij ligji.

Duke vizituar faqen www.300oferta.com apo www.300oferta.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë një nga dyqanet e 300 oferta për t’u njohur nga afër me produktin përkatës.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

300 oferta nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

300 oferta nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, 300 oferta merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të 300 oferta janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, 300 oferta do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
  2. Pagesë në llogarinë bankare.
  3. Kartë bankare debiti ose krediti (e çdo lloji).
    Në rast se 300 oferta.com gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim I shkaqeve të pavarura nga 300 oferta, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.

Çmimet e treguara në 300 oferta janë të paraqitura në Lek (ALL) dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në momentin e marrjes në dorëzim të produktit.

KUFIZIMI I SË DREJTËS PËR INFORMIM
Neni 17
Kufizime

  1. E drejta e informimit mund të kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale
    dhe nëse dhënia e informacionit dëmton interesat e mëposhtëm:
    a) të drejtën për një jetë private;
    b)sekretin tregtar;
    c) të drejtën e autorit; ç) patentat.
    Kufizimi i së drejtës së informimit, për shkak të interesave të parashikuar në shkronjat “a”, “b”,
    “c” dhe “ç”, të kësaj pike, nuk zbatohet kur titullari i këtyre të drejtave ka dhënë vetë pëlqimin për
    dhënien e informacionit përkatës ose kur në momentin e dhënies së informacionit ai është
    konsideruar autoritet publik në bazë të parashikimeve të këtij ligji. Pavarësisht nga sa
    parashikohet në këtë pikë, informacioni i kërkuar nuk refuzohet në rast se ekziston një interes
    publik më i lartë për dhënien e tij.
  2. E drejta e informimit kufizohet në rast se është e domosdoshme, proporcionale dhe nëse
    dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë ndaj interesave të mëposhtëm:
    a) sigurinë kombëtare, sipas përkufizimit të bërë nga legjislacioni për informacionin e klasifikuar;
    b) parandalimin, hetimin dhe ndjekjen e veprave penale;
    c) mbarëvajtjen e hetimit administrativ në kuadër të një procedimi disiplinor;
    ç) mbarëvajtjen e procedurave të inspektimit dhe auditimit të autoriteteve publike;
    d) formulimin e politikave monetare dhe fiskale të shtetit;
    dh) barazinë e palëve në një proces gjyqësor dhe mbarëvajtjen e procesit gjyqësor;
    e) këshillimin dhe diskutimin paraprak brenda ose midis autoriteteve publike për zhvillimin e
    politikave publike;
    ë) mbarëvajtjen e marrëdhënieve ndërko-mbëtare ose ndërqeveritare.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe 300 oferta është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, 300 oferta duhet tё njoftohet menjёherё.

Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e hyrjes, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta duke shkruar në email: [email protected]